Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më datën 29.3.2012 në pajtim me Rregulloren mbi zgjedhjet e studentëve të Universitetit të Prishtinës ka marrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore në UP të cilat do të mbahen më 16.5.2012.
Gjithashtu është bërë konstituimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e studentëve të Universitetit të Prishtinës me kryetar Mr.sc. Vaxhid Sadriu, sekretar i përgjithshëm, u.d.
Në kuadër të kësaj ftojmë të gjitha organizata studentore të interesuara që të marrin pjesë në këto zgjedhje, që më datën 17.4.2012 të paraqiten në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës në mënyrë që të bëhet certifikimi i tyre pranë KQZ-së.
06 prill 2012