Historiku i Fakultetit

Fakulteti i Kulturës Fizike është themeluar në korrik të vitit 1979, ndërkohë që punën e ka filluar më 1 nëntor 1979. Në vitin e parë të studimeve, respektivisht në vitin e themelimit dhe në vitin shkollor 1979/80 janë regjistruar 88 studentë. Këtë vit shkollor fakulteti e ka filluar punën me katër mësimdhënës, një asistent dhe një asistent praktikant, kurse një pjesë tjetër e procesit mësimor është mbuluar me bashkëpunëtorë të jashtëm.
Në vitin 2001, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Në shtatorin e vitit 2004 u miratua plani mësimor për studime në nivelin Bachelor dhe në atë Master.
Në këtë vit akademik FKFS-ja ka të regjistruar 286 studentë. Në procesin mësimor janë të angazhuar 23 mësimdhënës e asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 7 me punë plotësuese dhe të angazhuar.
Fakulteti është themeluar i shkallëzuar, kështu që ka përgatitur kuadër me kualifikim të lartë dhe superior. Deri më tani vetëm në Fakultetin e Kulturës Fizike kanë diplomuar 721 studentët me mësim në gjuhën shqipe.