Ndarja e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës

    Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e mbajtur më datë 30. 03. 2017 mori:

    V E N D I M

    I. Për ndarjen e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët i kanë plotësuar kushte e konkursit për vitin akademik 2016/17.
    II. Studentët që janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2016/17 duhet të paraqiten në zyrën e shërbimit financiar të fakultetit përkatës me dokumentet si në vijim:

    1. Kopja e letërnjoftimit
    2. Xhirollogaria e bankës-aktive.

    Këshillë Juridike: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2015/16 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së. Afati i ankesave është 48 orë, përkatësisht fillon nga data 03.04.2017 deri më 05.04.2017 ora 15:00.
    Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit, zyra Nr.2.


    Klikoni këtu për të parë listat e studentëve përfitues të bursës universitare.


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
25 26 2728 29301
2 3 45678
9 10 11 12131415
1617 1819 202122
23242526272829
303112345