REZULTATET E PROVIMIT PRANUES 2011-2012
Rezultatet e provimit pranues ne Fakultetin e Shkencave Sportive te mbajtur me datë 25.07.2011 dhe 26.07.2011
Për ti parë rezultatet për meshkuj ju lutem klikoni këtu.
Për ti parë rezultatet për femra ju lutem klikoni këtu.
Regjistrimi i kandidateve te pranuar në Fakulteti i Shkencave Sportive do te behet më 03. 08. 2011 prej orës 9:00 - 15:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.
Vërejtje: Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.