Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sporteve të Tiranës

    Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema priti sot në takim zyrtar rektorin e Universitetit të Sporteve të Tiranes, Prof. Dr. Agron Cuka, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

    I pari i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema i uroi mirëseardhje përfaqësuesve të USP-së dhe i njoftoi me një historik te shkurtër të historisë 47-vjeçare të institucionit që ai përfaqëson.  Rektori vlerësoi lartë rëndësinë e sportit dhe shprehi nevojën e madhe që ka UP-ja dhe vendi për të. “Me anë të kësaj marrëveshje dhe përkushtimeve të të dyja universiteteve, do t’i plotësojmë boshllëqet në këtë fushe dhe t’i ofrojmë kësaj rinie gjithëshqiptarë një edukim fizik cilësor, rrjedhimisht një përfaqësim sa më cilësor edhe në botë” u shpreh ai.
    Në anën tjetër, edhe rektori i UST-së, Prof. Dr. Agron Cuka shprehi falënderimin e tij për mikpritjen që iu është bërë, si dhe interesimin e madh për bashkëpunim të frytshëm reciprok. “Sporti i ka paraprirë shumë herë politikave të mëdha dhe ka hapur shumë dyer. Kjo është bërë edhe në kuptimin e formimit të njerëzve. Atë edukim që e formon edukimi fizik nuk e krijon dot asnjë lëndë tjetër” u shpreh rektori i UST-së në fjalën e tij. 
    Edhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, Prof. Dr. Musa Selimi, falënderoi UST-në për bashkëpunimin dhe partneritetin e përbashkët që kanë pasur deri me tani.“Ne jemi të interesuar në shkëmbimin e ideve, stafit akademik, studentëve tanë, në mënyrë që të jemi më afër njëri-tjetrit edhe në këtë aspekt, dhe që këtë marrëveshje ta jetësojmë me diçka konkrete” tha ai.
    Marrëveshja që tashmë ka hyrë në fuqi, ka për qellim forcimin e bashkëpunimit, në dobi të dy institucioneve arsimit të lartë, në sferën e përgatitjes së specialistëve në shkencat sportive; organizimin e kualifikimit dhe rritjen e efikasitetit të punës metodike, arsimore, kërkimore e sportive ndërmjet te dyja universiteteve.


    IMG_5536.JPG


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24 25 26 27 282930
1 23 4567
89 10 11121314
1516 17 18192021
2223 2425262728
2930311234