Konkurs për pranimin e studentëve të ri në nivelin baçelor për vitin akademik 2020/21

    Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - bachelor në vitin akademik 2020/2021.


    Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
    a) Ekstraktin e lindjes (origjinal), jo me i vjeter se 6 muaj
    b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
    c) Diplomën  e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuara),
    d) Kopjen e letërnjoftimit,
    e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
    f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të  Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
    g) Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
    h) Certifikatën mjekësore, e cila merret në Qendren e Mjekesise Sportive
    i) Dy fotografi 6X4

    Për regjistrimin e studenteve ne vitin e pare  te studimeve, oraret do të  jenë si në vijim:
    1.Paraqitja  e  dokumenteve  zgjat  prej  dates    21.09.2020    deri   me  30.09.2020 në ora  16.00  (dokumentet  dote pranohen çdo ditë me perjashtim të të dielave).

    2. Ditën e pare te konkursit,  me date  21.09.2020, aplikimi  online  do  te funksionalizohet  nga ora 9:00,  ndersa pranimi i  dokumentacionit  ne njesitë akademike do të fillojë nga ora 10:00.

    3. Provimi pranues do te mbahet me date 02.10. 2020 dhe me datë 03.10.2020.


    Vërejtje ne diën e provimit secili student duhet të vije ne oren e caktuar te shenuar në fletëaplikim nga sherbimi i studenteve - referentet.


    Apliko online.

    Shkarko konkursin.

    Shkarko kriteret e poentimit sipas rregullores së brendshme të Fakultetit.


    Konkursi-2020.jpg
    Nga Rektorati.


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
28 29301 234
5 6 7 8910 11
12 13 14 15161718
19 202122 232425
2627282930311
2345678