Lista e studentëve të liruar nga pagesat e semestrave për vitin akademik 2019-2020

    Të dashur studentë, Ju njoftojmë që Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina ka publikuar listën për studentët përfitues të lirimit nga pagesa e semestrave për vitin akademik 2019/2020, bazuar në njoftimin me nr. ref: 4/32 dt: 22.11.2019.

    Studentët përfitues të së drejtës për lirim nga pagesa duhet të parashtrojnë kërkesë pranë njësisë akademike përkatëse për rimbursim të mjeteve të paguara për regjistrim të semestrave përkatës të vitit akademik, duke bashkëlidhur dokumentet si në vijim:

       1. Fletëpagesën e semestrit;
       2. Kopjen e letërnjoftimit ose ID- kartelës studentore dhe
       3. Kopjen e kartelës së bankës (numri i xhirollogarisë duhet të jetë i qartë).

    Studentët e pakënaqur me vendimin e Komisionit për lirim nga pagesa, mund të bëjnë ankesë pranë të njëjtit komision. Dokumentacionin ankues duhet ta arkivojnë në Zyrën nr. 17, në Rektoratin e UP-së, pas publikimit të vendimit të komisionit për lirim nga pagesa, duke filluar nga data: 01 dhe 02 qershor 2020.


    Dokumentacioni duhet të përmbajë këto informata: Numrin e dosjes së studentit, nivelin e studimeve dhe statusin e studentit.

    Kufizimi i të drejtë së përfitimit nga lirimi i pagesës
    Nuk do të përfitojnë nga lirimi prej pagesës studentët të cilët e kanë të përsëritur së paku një herë vitin akademik gjatë kohës së studimeve, si dhe studentët e nivelit të doktoratës. Dokumentacioni i studentëve që e kanë të përsëritur një herë e më shumë vitin akademik, nuk janë marrë në konsideratë për lirim të kandidatëve tjerë të familjes.


    Listat i gjeni duke klikuar këtu.




    Nga Rektorati.


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
272829 30123
45678910
11121314 151617
18192021 222324
25262728293031
1234567