NJOFTIM


    NJOFTIM

    1. Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në kuadër të masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët, personeli i UP-së dhe palët e interesit që kanë nevojë për shërbime administrative, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe urgjente në këtë fazë, që këto shërbime t’i kërkojnë vetëm pas tejkalimit të situatës aktuale, respektivisht pandemisë COVID-19.
    2. Arsyetimi për shmangien e dhënies së shërbimeve me dokumente fizike, të cilat nuk janë urgjente, bazohet në kujdesin e shtuar për mbrojtjen e shëndetit të punësuarve/palëve, familjarëve të tyre dhe të shoqërisë në përgjithësi.

    NJOFTIM  MBI VEPRIMET E NEVOJSHME, KARSHI  SITUATËS AKTUALE  PAS  PARAQITJES  SË  RASTEVE  ME  COVID-19  EDHE  MENAXHMENTI   I  FEFS-it, INFORMON:

    Bazuar në Vendimet e fundit  të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Menaxhmentit të UP-së , të  dt. 14.03.2020 dhe 15.03.2020  ju informojmë  se Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit  ka ndërmarr  masa  gadishmërie  për një komunikim nga largësia për palët eventuale në këtë situatë  të jashtëzakonshme  për kryerjen e shërbimeve të domosdoshme për studentët, personelin dhe palët tjera.


    Ekipi me staf esencial përbëhet  nga:

    1. Prof.Asoc.Dr. Musa Selimi, Dekan,  [email protected]
    2. Dr.sc. Gani Ibrahimi, Sekretar,  [email protected]  (+383 44 440  920)
    3. Shaban Ukshini, Zyrtar i IT-së, [email protected]
    4. Valbona Hasani, Zyrtare për shërbime të studentëve, [email protected]

    Urojmë që këtë emergjencë-pandemi ta kalojmë mire, të gjithë sëbashku.


    Dekani,
    Prof.Asoc.Dr. Musa Selimi






Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
3031 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910