Ndërron jetë Ardren Dafota, student në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

     Të dashur studentë e kolegë të Ardrenit, familje Dafota dhe tërë komuniteti sportiv!

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e studentit tonë të urtë, të zellshëm e punëtorë, Ardrenit!
    Ai ishte i qetë, i shoqërueshëm dhe shumë i respektuar ndër shokë dhe në fakultet! E donte jetën, futbollin dhe plot pasion merrej me të!
    Jeta shpesh është e padrejtë dhe na e mori Ardrenin kur më sè shumti kishim nevojë që të bëhej një profesionist e trajner dhe një edukatorë për gjeneratat e reja!

    Fjalët janë të tepërta në këtë moment, dhimbja dhe shkuarja në amshim kaq herët e Ardrenit na mbushë plot pikëllim por krenarë që patëm një student si ai me të gjitha virtytet e pastërtinë e tij!

    Familje Dafota në emër të studentëve dhe kolegëve të FEFS pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit tuaj!

    Pusho i qetë Ardren!


    98181333_729869751085932_724300454413991936_n.jpg











     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
272829 30123
45678910
11121314 151617
18192021 222324
25262728293031
1234567