Njoftim për studentët rreth mësimit virtual

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët se janë finalizuar përgatitjet për të vijuar me mësim virtual.Secilit prej jush i është krijuar e-mail i personalizuar në Google “G Suit for Education”, në mënyrë që ju të mund të vazhdoni mësimin online, pa pengesë, gjatë kohës së masave të marra për evitim të kontaktit fizik.


     Qasja në emailin tuaj:

    1. E-mailat janë krijuar në formatin [email protected], ndërsa fjalëkalimi juaj do të jetë numri personal i letërnjoftimit tuaj.

    Ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës.

    Mësimi online është një masë në kuadër të masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosoves ndaj pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

    Njoftimin e detajuar për qasje online në ligjëratat  e gjeni duke klikur KËTU.

    Ligjeratat online në Fakultetin e Edukimit fizik dhe të Sportit do të fillojnë që nga data 17.03.2020, ku do të pranoni email nga Profesori (asistenti ) përkatës për të ndjekur ligjëratat (ushtrimet).

    Ligjeratat do të zhvillohen sipas orarit të më hershem.


    Ruaje vetën, familjen dhe shoqërinë!





    Fakulteti i Edukimit fizik dhe i Sportit


Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
3031 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910