Provimet diferenciale që studentët me Fakultet paraprak jopërkatës duhet t'i nënshtrohen për të vazhduar nivelin Master - Afati i shtatorit 2020 28 shtator 2020 Njoftohen studentët të cilët janë ranguar në listë në nivelin Master në vitin Akademik 2019/2020 dhe të cilët Fakultetin paraprak nuk e kanë përkatës , se janë të obliguar t'i nënshtrohen provimeve diferenciale për të vazhduar nivelin Master: 1. Anatomi dhe mjekësi sportive - Prof.Asoc.Dr.Adem Nura - provimi mbahet me datë 05.10.2020 në ora 12:00 2. Teoria e lëvizjes dhe zhvillimi motorik - Prof.Dr.Hasim Rushiti - provimi mbahet me datë 08.10.2020 në ora 12:00 3. Metodika dhe Pedagogjia e E.F. dhe Sportit - Prof.Ass.Dr.Shqipe Bajçinca - provimi mbahet me datë 12.10.2020 në ora 12:00 4. Teoria e trajningut sportiv - Prof.Asoc.Dr.Musa Selimi - provimi mbahet me datë 14.10.2020 në ora 14:00 Studentet provimet mund t'i paraqesin nga data 28.09.2020 deri me datë 01.10.2020 nga ora 10:00 deri ne ora 12:00(te shërbimi i studentëve Master ne Fakultet/Referentet). Studentët mund t'i paraqesin provimet për lëndët e lartëshenuara vetëm në Afatin e Qershorit dhe të Shtatorit për vitin Akademik aktual(2019/2020). Shkarko fletepagesat. Nga Dekanati.